Disa veshje bazike që ju duhen patjetër për t’u dukur bukur në punë
Të gjesh veshjet e duhura për t’u dukur bukur në punë është mjaftueshëm e vështirë, shtoji kësaj edhe faktin që jashtë është shumë nxehtë, puna për të gjetur veshjet e përshtatshme vështirësohet akoma më shumë.
Lifestyle
Por ka disa gjëra bazike që ju duhen patjetër këtë periudhë, në mënyrë që të shkëlqeni në ambientet e punës, por edhe jashtë tyre. Nëse nuk dini ç`të vishni, po lexoni artikullin e duhur, ne kemi disa sugjerime për ju.
Kostum i shkurtër
Një kostum me pantallona të shkurtra ju duhet patjetër, por kini kujdes me gjatësinë e pantallonave. Xhaketa është esenciale dhe do t`ju shërbejë edhe për takimet më formale.
Këmishë me vija
Këmisha me vija është ajo që do t`ju shpëtojë për çdo rast. Mund ta vishni me një palë pantallona të gjera në punë dhe jashtë saj me një palë xhinse trendy.
Një çantë ngjyrë karamel
Ka ardhur koha që çantën e zezë ta zëvendësoni me një në ngjyrë karamel. Është e kombinueshme me çdo gjë, plus do t`i shtojë më shumë ngjyra gardërobës suaj verore.
Fustan-këmishë
Një fustan-këmishë nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar.
Fund me kopsa anash
Këto lloje fundesh janë perfektet për t’i veshur me një crop top në club dhe për t’u shndërruar në një vajzë serioze në punë duke e kombinuar me një këmishë.