Disa persona thyejnë xhamin dhe djegin një mobileri në Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme

Një person ka njoftuar se dje persona të panjohur kanë thyer xhamin e mobilerisë së tij, dhe më pas e kanë djegur atë. Për pasojë, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një çekiç në cilësi të provave materiale, ndërsa vlera e dëmeve nuk dihet. Rasti po hetohet. “Rr. Prishtina,…

Lajme

18/05/2026 10:13

Një person ka njoftuar se dje persona të panjohur kanë thyer xhamin e mobilerisë së tij, dhe më pas e kanë djegur atë.

Për pasojë, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një çekiç në cilësi të provave materiale, ndërsa vlera e dëmeve nuk dihet.

Rasti po hetohet.

“Rr. Prishtina, Prizren / 17.05.2026 – 11:45. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur dyshohet që fillimisht ja kanë dëmtuar-thyer një xham të lokalit mobileri pronë e viktimës, pastaj i kanë vu zjarrin lokalit duke i shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekiç  në cilësi të provave materiale. Nuk dihet vlera e dëmeve materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/