Disa persona të lënduar nga protesta në Tiranë- pamje nga atje
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës. Situata ka vazhduar të rëndohet edhe më tepër ku tani për tani janë edhe disa persona të lënduar. Si…
Lajme
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku protestuesit kanë goditur me gurë dhe sende të forta, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të turmës.
Situata ka vazhduar të rëndohet edhe më tepër ku tani për tani janë edhe disa persona të lënduar.
Si shkak i hedhjes së gurëve të rënda, gjësendeve të tjera të forta e më pas ujti dhe gazit lotsjellës shumë qytetarë kanë mbetur të lënduar në protestën e dhunshme para Ministrisë së Arsimit.
Në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të jenë numër i madh i protestuesve dhe zyrtarëve policorë.
Aty pak më parë veçse ka arritur edhe Ambulanca./Lajmi.net/


