Disa persona që u angazhuan në procesin e zgjedhjeve ende nuk janë paguar nga KQZ-ja, Elezi: Gabime me llogaritë bankare
Disa persona që janë angazhuar në procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025 ende nuk kanë marrë pagesat për punën e kryer. KQZ fajin për këtë ia hedh Ministrisë së Financave. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, vonesat kanë ndodhur për arsye të zakonshme që përsëriten pothuajse në çdo proces zgjedhor, siç janë: Gabime në shënimin…

Lajme
Disa persona që janë angazhuar në procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025 ende nuk kanë marrë pagesat për punën e kryer. KQZ fajin për këtë ia hedh Ministrisë së Financave.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, vonesat kanë ndodhur për arsye të zakonshme që përsëriten pothuajse në çdo proces zgjedhor, siç janë: Gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari bankare joaktive dhe llogari bankare që nuk janë personale.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me procedimin e listave në Ministrinë e Financave dhe është drejt përfundimit”, u shpreh Elezi për Lajmi.net
Ai ka shtuar se për të gjitha rastet ku ka pasur mospërputhje, janë duke u bërë përmirësimet e nevojshme, me qëllim që pagesat të ridërgohen për ekzekutim në Ministrinë e Financave./Lajmi.net/