Disa njerëz plaken tre herë më shumë se të tjerët

Individët plaken me ritme të ndryshme, të tilla që disa njerëz plaken tre herë më shpejtë se disa të tjerë të së njëjtës moshë, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

07/07/2015 12:05

Shkencëtarët amerikan të cilët kryen një studim mbi një grup prej 38-vjeçëve gjeti se mosha e tyre biologjike radhitej nga 28 deri 61.

Ekspertët krijuan 18 masa për të përcaktuar se sa shpejt një person plaket, duke përfshirë edhe teste të mushkërive, mëlçisë dhe funksionit të sistemit imun, shëndetin e zemrës dhe gjatësinë e telomereve – kapele mbrojtëse në skajet e kromozomeve.

Studimi mbi 871 pjesëmarrës u mbajt në Dunedin Study, i cili ka dokumentuar shëndetin e rreth 1,000 njerëzve në Zelandë të Re, të lindur mes 1972 dhe 1973, transmeton Lajmi.net.

Për të studiuar ritmin në të cilin pjesëmarrësit plakeshin, shkencëtarët matën 18 biomarkerët kur pjesëmarrësit ishin 26, 32 dhe 38 vjeç.

Përderisa shumica e pjesëmarrësve kishin një moshë biologjike që përputhej me moshën e tyre kronologjike, disa nga ta ishin plakur tre herë më shpejtë, përderisa të tjerët nuk ishin plakur fare në një periudhë tetë vjeçare.

Nëse një 38-vjeçar kishte një moshë 40-vjeçare biologjike, kjo nënkuptonte një normë të plakej prej 1.2 vitesh në vit, gjatë periudhës 12-vjeçare të studimit, thanë shkencëtarët.

Megjithatë, ata theksuan se plakja nuk varet nga gjenetika, përderisa studimet e binjakëve kanë treguar se rreth 20% e plakjes mund t’u atribuohet gjeneve, transmeton Lajmi.net.

Bashkë-autori i studimit, profesori Terrie Moffitt, gjithashtu nga Universiteti Duke, tha: “Kjo na jep një shpresë se ilaçi që mund të ngadalësojë plakjen mund të shpiket një ditë, për t’u dhënë njerëzve disa vite më shumë jetë”.