Disa nga pyetjet që mund ti bëni në një takim virtual
Distanca sociale po pamundëson takimet e dy personave për njohje.
Lifestyle
Pasi që distance sociale duhet mbajtur akoma dhe koronavirusi është prezent në gjithë botën, takimet siç bëheshin më parë janë të ndaluara kështu që njerëzit detyrohen të mbajnë takime virtuale, transmeton lajmi.net.
Po, duket e çuditshme por kemi hasur në shumë takime virtuale gjatë këtyre muajve që jemi duke mbajtur distancë sociale.
Aplikacionet si Zoom dhe Houseparty kanë qenë mjaft ndihmuese në këto situate të vështira, për të ju ndihmuar më shumë gjatë një takimi virtual më poshtë kemi listuar disa nga pyetjet që mund ti bëni personit me të cilin keni lënë një takim në Zoom apo Houseparty.
- Cila është gjëja më interesante që keni bërë gjatë mbylljes?
- A keni ndonjë motër apo vëlla?
- Cila është gjëja që kujtoni nga fëmijëria dhe që ju përshkruan tani?
- Nëse do të donit të karantinoheni në një vend, cili do të ishte ai?
- Cili është personi më i famshëm që keni takuar?
- A keni ndonjë kafshë shtëpiake?
- Cila është karriera e ëndrrave tua?
- Pëlqeni më shumë macet apo qentë?
- Ku do të thoje se është vendi i lumturisë për ty?
- A jeni person që keni dëshirë të dilni natën?
- Cila është gjëja që keni më shumë frikë?
- Nëse do të ktheheni mbrapa në kohë, ku do të donit të ktheheni?
- Çfarë do të merrnit për një piknik me distancë sociale?
- Cila është këshilla më e keqe?
- Cila është këshilla më e mirë?
Të gjitha këto mund ti përdorni gjatë një takimi virtual, do të jenë shumë ndihmuese për ju. /Lajmi.net/