Disa nga mënyrat kur trupi juaj ju tregon se diçka nuk është në rregull
Kjo është arsyeja pse duhet ti kushtoni vëmendje veseve të ndryshme që shfaqen papritur.
Lifestyle
Dëshira për të ngrënë akull ose për të ngrënë diçka më të kripur mund të jetë një shenjë e një problemi të madh apo një mungesë vitaminash , thonë specialistët, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.
Zvarritje, ndjenjë e çuditshme në këmbë
Nëse keni një ndjenjë të çuditshme në këmbët tuaja, mund të jetë ndonjë simptomë e sindromës së këmbëve të lodhura. Nëse ju ndodhë vazhdimisht dhe është jo e rehatshme, pushoni këmbët tuaja më shumë.
Lëkura e thatë
Mos injoroni probleme të lëkurës, kur lëkura behët e thatë dhe e vrazhdë mund të jetë shenjë e disa problemeve hormonale si alergjia.
Nervozizëm dhe agresiviteti
Nervozizmi nuk është gjithmonë rezultat i personalitetit tuaj. Në fakt disa zbulues thanë që është si rezultat i depresionit. Depresioni nuk ju bënë vetëm të ndiheni të lodhur dhe pa energji, edhe agresiviteti është njëra ndër shenjat e depresionit.
Gjumi i tepruar
Nëse ndiheni tërë kohën të lodhur dhe që keni nevojë të flini, kjo mund të shkaktohet nga përdorimi i alkoolit.
Ndryshimi i ngjyrës së syve
Nëse paraqitet një rreth i bardhë apo i hirtë në pjesën e syrit, mund të jetë si shenjë e kolesterolit të lartë, mbi moshën 45 vjeçare.
Ndiheni të etur gjithmonë
Nuk është normale të ndiheni të etur gjatë tërë kohës, thonë specialistët. Ka disa raste kur mund të jenë të lidhura me ushqimin që hani, kështu që shikoni nëse jeni duke ngrënë shumë ushqime më kripë dhe shije djegëse. Në raste të tjera mund të jetë shenjë e diabetit apo shtatzënisë. /Lajmi.net/