Disa nga banorët që iu bashkuan shtëpisë së Bigbrother Vip Kosova

Mbrëmë ka nisur sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova. Shtëpisë më të famshme në vend iu bashkëngjiten 20 banorë. Edicioni i tretë premton surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran. E para që i priu këtij rrugëtimi ishte këngëtarja nga Shqipëria, Rovena Stefa.…

ShowBiz

19/10/2024 10:22

Mbrëmë ka nisur sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova. Shtëpisë më të famshme në vend iu bashkëngjiten 20 banorë.

Edicioni i tretë premton surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.

E para që i priu këtij rrugëtimi ishte këngëtarja nga Shqipëria, Rovena Stefa. Rovena tha se ka shumëçka për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

Banori i dytë ishte këngëtari latino-kosovar Kevin Edmond.

Banori i tretë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë ishte modelja e cila jeton në Norvegji, Diana Tahiri.

Aktori i njohur Besfort Daka është prezantuar si banori i katërt i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Reperja nga Mitrovica Bay-T iu bashkua rrugëtimit të BBVK

Gazetari i njohur Vullnet Krasniqi i është bashkuar aventurës së Big Brother VIP Kosova 3, si banori i gjashtë që futet në natën e parë

Aktorja Sara Kolami është banorja e shtatë e edicionit të tretë të BBVK.

Influenceri i rrjetit social “TikTok” dhe këngëtari, Leonardo Gashi, është banori i radhës që hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Burim Vatovci është banori i 9-të  në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, kurse Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni.

Drilon Rama boksieri nga Gjermania u bë  banori i 11-të i këtij kasti.

Surpriza e këtij edicioni ishte humoristi i “Portokallisë”, Rrezart Veleshnja që u bë  konkurrenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend./Lajmi.net/