Disa këshilla si të mbrohemi nga gripi

Këtu janë disa këshilla se si të ruheni nga gripi i cili po përhapet me të madhe.

Lifestyle

12/03/2016 02:00

Lani mirë duart ­ Sepse nëse ju zë gripi ose e ftohura, mund të “falënderoni” duart tuaja të pista. Shumë viruse përhapen në këtë mënyrë. Ju merrni baktere në gishta dhe më pas i kaloni ata në gojë dhe në sy.

Bëni vaksinën kundër gripit­

Ju mund të mendoni se gripi është një problem fare i vogël, por kjo sëmundje mund t’ju lërë në shtrat për ditë me radhë.

Përgadituni paraprakisht

Para se të luftoni të ftohurën dhe bakteret e gripit, sigurohuni që të keni mjetet e duhura për këtë. Mbusheni sirtarin e barnave me çdo lloj ilaçi që mund të përdorni, si p.sh. qetësues të dhimbjeve apo produkte të tjerë.

Jini të vëmendshëm ndaj simptomave­ grip apo e ftohur? Nuk ka një mënyrë të sigurt për t’i ndarë simptomat nga njëra-­tjetra. Edhe doktori juaj mund të mos jetë i sigurt. Zakonisht të ftohurat janë më të lehta. Ju mund të keni hundë që rrjedhin apo të bllokuara.

Merrni medikamentet e duhura.­ Ka një larmi barnash për të zgjedhur nëpër farmaci. Tregohuni të zgjuar në zgjedhjen tuaj.

Shmangni antibiotikët.­ E ftohura dhe gripi shkaktohen nga viruse, kështu që antibiotikët nuk bëjnë punë.

Nëse jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi.­ Mund të mos jetë e lehtë për të marrë një ditë leje por nëse jeni me grip apo të ftohur, duhet ta bëni. Nëse e forconi veten duke punuar kur jeni me grip apo të ftohur, trupi juaj do të vihet në vështirësi për të luftuar virusin.

Zgjidhni mjete dhe produkte njëpërdorimshme.­ Kur dikush në familjen tuaj është i sëmurë, ndërrojini produktet e banjës me produkte njëpërdorimshme deri sa personi në fjalë të bëhet më mirë.

Trajtimet natyrale­. Jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të luftuar simptomat e gripit apo së ftohurës? Provoni me një lugë mjaltë. Mund të ndihmojë për zbutjen e kollës po aq sa një shurup.

Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport­.

Pushim dhe ushqim të shëndetshëm­. Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin./lajmi.net