Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tre ditë më parë në Bulqizë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon. Por kthesa ka ardhur tre ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit…

Lajme

06/06/2025 21:14

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

Por kthesa ka ardhur tre ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.

Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës, i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. /euronews.al