Disa banorë të Shalës së Bajgorës konvertohen në fenë katolike
Sot, në Kishën Katolike “Shën Abrahami” në Llapushnik, u mbajt një ceremoni ku disa banorë nga zona e Shalës së Bajgorës u konvertuan në fenë katolike. Ky vendim sipas tyre përfaqëson një rikthim në rrënjët dhe trashëgiminë e të parëve. Ky proces është udhëhequr nga profesori, Ahmet Musa, i cili ka vendosur të marrë emrin…

Lajme
Sot, në Kishën Katolike “Shën Abrahami” në Llapushnik, u mbajt një ceremoni ku disa banorë nga zona e Shalës së Bajgorës u konvertuan në fenë katolike.
Ky vendim sipas tyre përfaqëson një rikthim në rrënjët dhe trashëgiminë e të parëve.
Ky proces është udhëhequr nga profesori, Ahmet Musa, i cili ka vendosur të marrë emrin Shqiptar Shaljani.
Përveç angazhimit të tij në konvertimin e bashkëvendësve në fenë katolike, Shqiptar Shaljani po synon edhe ndërtimin e një kishe në zonën e Bajgorës.