Disa arsye se pse mund të jeni ende beqar

Pse disa njerëz e gjejnë lehtë dashurinë, ndërsa të tjerët (ndoshta si vetja juaj) keni vështirë të gjeni dashurinë dhe të hyni në lidhje.

Lifestyle

05/12/2019 14:58

Këtu do të gjeni disa arsyeje të zakonshme që nuk ju ndalojnë vetëm të jeni beqar, por ndoshta edhe ta shkatërroni çdo lidhje që keni pasur dhe keni deri më tani.

Edhe pse jemi në një shoqëri moderne, ka shumë pritshmëri se çdo kush duhet të gjej dhe të jetë në një lidhje, apo ndoshta të paktën të ketë pasur një herë një lidhje afatgjate, raporton “The Good Man Project”, transmeton lajmi.net.

Ka shume presion për tu akomoduar dhe kur dikush iu pyet pse jeni ende beqar/beqare ju jepni disa arsye si: Më pëlqen të jem vet, të gjithë të mirët janë marrë, nuk e kam gjetur ende fatin e jetës, askush nuk i/e interesuar në mua, etj.

Nëse, dëshironi ta ndryshoni këtë status, këtu gjeni disa arsye se pse ende nuk e keni gjetur personin e duhur.

  1. Zgjedhja

Arsyeja e parë e mundshme se pse jeni beqar, është se ju keni zgjedhur të jeni. Askush nuk iu detyron të hyni në lidhje, dhe ju keni zgjedhur të jeni vet.

  1. Standarte të larta

Nëse jeni beqar/beqare dhe ende nuk jeni në një lidhje edhe pse keni opsione, kjo mund të jetë për shkak të juajin. Mos mundoheni të kërkoni perfeksionin sepse nuk mund ta gjeni atë.

  1. Jeni të dëshpëruar

Nuk ka asgjë më jo atraktive sesa të jeni të dëshpëruar për të gjetur dikë. Është shumë e lehtë të shihet tek njerëzit kur ata dëshirojnë diçka të ndodh. Sa më shumë që e ndjekni një lidhje, aq më shumë do të largohet lidhja nga ju.

  1. Nuk keni interes në lidhje

Cila është qëllimi i një lidhje? Pse të shqetësohemi? Nëse jeni beqar/beqare të lumtur dhe lidhjet e kalura nuk ia kanë vlejtur, gjasat që të ndjeheni kështu janë të mëdha. Dhe kjo do të reflektojë edhe tek të tjerët dhe gjasat që të jeni beqar edhe për një kohë më të gjatë është më e madhe. /Lajmi.net/