Diplomatët evropianë adresojnë shqetësime për migrimin ilegal
Përfaqësues të institucioneve dhe shteteve evropiane në takimet e fundit me liderët shtetërorë të Kosovës kanë kërkuar nga këta të fundit që urgjentisht të merren me problemin e migrimit ilegal të kosovarëve dhe të angazhohen seriozisht për krijimin e një perspektive më të mirë ekonomike.
Lajme
Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore brenda institucioneve të Kosovës, diplomatë të ndryshëm evropianë kanë adresuar shqetësimet në këtë drejtim, duke nënvizuar se viti 2015 duhet të jetë periudha kur zgjidhja e problemit të migrimit legal dhe zhvillimit ekonomik duhet të jetë e listuar si prioritet i lartë.
“Ikja e njerëzve nga Kosova përmes migrimit ilegal si pasojë e humbjes së shpresës për jetesë më të mirë ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, sidomos diplomatët evropianë, të cilët këtë shqetësim e kanë adresuar në takimet e zhvilluara së fundi me presidenten, kryeministrin dhe ministrat e linjës të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ky burim.
Sipas tij, ata e kanë bërë të qartë se presin që të shohin përkushtim të qartë nga autoritetet e Kosovës në këto çështje, shkruan Koha Ditore.