Diona Fona publikon këngën më të re ‘Xhani’
Këngëtarja Diona Fona ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor.
ShowBiz
Këngëtarja Diona Fona edhe pse e re në moshë, ajo ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ajo sot ka lansuar këngën më të fundit me titull ‘Xhani”, të cilën e kishte paralajmëruar tash e disa kohë përmes llogarisë së Instagramit.
https://www.instagram.com/p/CGfNIOFsWib/
Këngës i ka bashkangjitur video klipin ku vjen me veshje shumë interesante dhe e bukur si gjithnjë, teksa shpërndau një imazh duke shtyrë fansat e saj të dëgjojnë këngën e re në të cilën ka punuar prej kohësh.
Tekstin e shkroi Tonic dhe Denk ndërsa ritmin muzikor Fatjon Miftari, Bannzz dhe Tonic./Lajmi.net/