Dinarë serbë, kokainë e armë konfiskohen në Kqiq të Madh, një person në mbajtje
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar kokainë, armë, dinarë serbë dhe prova të tjera materiale në Kqiq të Madh të Mitrovicës. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit janë gjetur pesë qese me substancë të dyshuar narkotike. Ato, siç raporton policia, dyshohet se përmbajnë kokainë me peshë 110.6 gramë. Po ashtu, në këtë…
Lajme
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar kokainë, armë, dinarë serbë dhe prova të tjera materiale në Kqiq të Madh të Mitrovicës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit janë gjetur pesë qese me substancë të dyshuar narkotike. Ato, siç raporton policia, dyshohet se përmbajnë kokainë me peshë 110.6 gramë.
Po ashtu, në këtë rast janë sekuestruar edhe një revole me dy karikatorë, një pushkë gjuetie dhe 15 fishekë. Autoritetet kanë konfiskuar edhe një peshore digjitale, para të gatshme, 6.000 dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Posedim ilegal i narkotikëve” dhe “Posedim ilegal i armës”.