Dinamo Zagreb konfirmon bisedimet Dani Olmo – Milan

Milan është skuadra që po prinë garën për shërbimet e Dani Olmo.

Sport

17/01/2020 19:42

Skuadra e Dinamo Zagreb, pjesë e së cilës është ylli spanjoll, ka konfirmuar sot se lojtari është në bisedime me ‘Rosoneri’.

Trajneri Nenad Bjelica ka lënë të kuptohet se Olmo nuk është pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme, pasi bisedimet për largimin e mundshëm të tij po vazhdojnë.

“Olmo nuk do të luajë nesër. Ne të gjithë e dimë se një transferim i mundshëm po diskutohet, edhe pse nuk e dimë akoma nëse do të ndodh apo jo” ka thënë Bjelica, transmeton lajmi.net.

‘Sportske Novoste’ ng Kroacia insiston se Dani Olmo është afër kalimit te Milan për një shifër që prek 30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Besohet se lëvizjen e Olmo drejt Milan po e okrestron Zvonimir Boban, i cili është drejtor sportiv i Milan dhe legjendë e futbollit në Kroaci.

Kujtojmë se interesim për kartonin e Olmo ka shfaqur edhe Barcelona. Lojtari ishte pjesë e Barcelonës me gjeneratat e reja, para se të nisej drejt Zagrebit ./Lajmi.net/