Dinamikë për liberalizim të vizave

Vlora Çitaku dhe Bajarm Rexhepi kanë kërkuar nga Komisionerja Cecilia Malmstrom që procesi i liberalizimit të vizave të ketë një dinamizëm të shtuar. Në mars pritet të vijnë ekspertë të BE’së për të parë të arriturat e Kosovës në procesin e liberalizimit.

Lajme

13/02/2014 20:09

Ministrat Bajram Rexhepi dhe Vlora Çitaku janë takuar sot në Bruksel me Komisioneren Europiane Cecilia Malmstrom.

Gjatë këtij takimi ministrat kosovarë kanë kërkuar nga Komisioneria Malmstrom që procesi i liberalizmit të vizave të dinamizohet më shumë.

“Minisrja Vlora Çitaku dhe Ministri Bajram Rexhepi kërkuan nga Komisioneria që të dinamizohet më shumë shkëmbimi në mes Kosovës dhe BE’së për të shënuar zhvillimet e arritura dhe të përmbyllet sa më shpejt procesi me rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën, bazuar në përmbushjen e kritereve teknike”.

“Si hap i rradhës gjatë muajit mars do të arrijë një mision i ri ekspertësh të BE’së për të bërë vlerësimin në fushat e mbetura të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Gjatë këtij është diskutuar edhe për migrimin e parregullt dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.