Dimal Basha me “lutje” për deputetët e ish-opozitës: Jam i gatshëm për mbledhje të Kryesisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha gjatë seancës se është i gatshëm që sa më parë ta thërrasë një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike. “Jam i gatshëm që sa më parë të thërras një mbledhje të kryesisë dhe bashkë me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike,…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha gjatë seancës se është i gatshëm që sa më parë ta thërrasë një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.
“Jam i gatshëm që sa më parë të thërras një mbledhje të kryesisë dhe bashkë me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, që së paku të procedojmë me themelimin e katër komisioneve të përhershme dhe në këtë mënyrë, të mundësohet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, buxhetit vjetor, buxhetit të tri komunave dhe i raportit të RTK-së për t’ia ndarë mjetet transmetuesit publik”, tha Basha.
Ai nguli këmbë se çështjet e kësaj seance “nuk kanë të bëjnë me veprime politike”.
“Prandaj, përsëri u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike t’i analizojnë me maturi në kontekst të rrethanave shtetërore që gjendemi dhe pritet e qytetarëve tanë, të cilët nuk e meritojnë ta pamundësojnë votimin e këtyre ligjeve jetike për shkak të inateve të paarsyeshme politike”, tha Basha.