Dimal Basha e shpall të konstituuar Kuvendin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka shpallur sot Kuvendin e Kosovës të konstituuar. Pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakicat serbe. Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit. Përpos kësaj, Dimal Basha e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nenad Rashiq, nga partia Për Liri,…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka shpallur sot Kuvendin e Kosovës të konstituuar.
Pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakicat serbe.
Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.
Përpos kësaj, Dimal Basha e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit.
Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër./Lajmi.net/