Dimal Basha deklaron 35 mijë euro hua – 10 mijë euro borxh për veturë dhe pagë e tij të madhe

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka bërë të ditur se ka marrë hua në vlerë prej 35 mijë eurosh për të përballuar shpenzimet familjare, përfshirë bileta udhëtimi dhe detyrime nga kartela e kreditit. Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një borxh prej 10 mijë eurosh që lidhet me…

Lajme

17/04/2026 20:06

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka bërë të ditur se ka marrë hua në vlerë prej 35 mijë eurosh për të përballuar shpenzimet familjare, përfshirë bileta udhëtimi dhe detyrime nga kartela e kreditit.

Po ashtu, ai ka deklaruar edhe një borxh prej 10 mijë eurosh që lidhet me blerjen e një veture gjatë vitit të kaluar, e cila kishte kushtuar 31 mijë euro, raporton lajmi.net

Sa i përket mjeteve të gatshme, Basha ka raportuar 2 mijë e 500 euro si të ardhura nga paga në Kuvend, 720 euro kursime të mëhershme, si dhe 19 mijë euro të evidentuara si kontribute në Trust dhe në llogari rrjedhëse.

Në rubrikën e të hyrave vjetore, ai ka deklaruar një pagë mujore prej 1 mijë e 800 euro, duke theksuar se nuk ka pasur të ardhura të tjera./Lajmi.net/