Dilemat e mospajtimet brenda LDK-së

Në të paktën dy raste të mëdha, zyrtarë të lartë brenda subjektit të dytë politik në vend për nga pesha e votës, janë duke dhënë deklarata kundërthënëse.

 

Lajme

28/09/2014 10:45

Bëhet djalë për zgjedhjet e brendshme në parti dhe për marrëveshjen e arritur mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes.

Dikush insiston që zgjedhjet e brendshme të mbahen pavarësisht rrjedhave të politikës në nivel shtetëror, e dikush nuk pajtohet me këtë.

Ka nga ata që qysh nga fillimi nuk janë pajtuar që LDK-ja ta japë postin e kryeministrit, e ka të tjerë që duan të respektohet marrëveshja e bllokut, shkruan gazeta Tribuna duke sjellë në vazhdim deklaratat kundërthënëse të njerëzve brenda këtij subjekti politik.