“Dil jashtë dhe mos u sill si nga mali”, edhe në kuvendin shqiptar sot pati përplasje!

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes vete. Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja. Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me…

Lajme

03/07/2025 16:07

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat Flamur Noka, në seancën e fundit në Kuvend për këtë legjislaturë janë përplasur ashpër mes vete.

Kur Spiropali i dha fjalën deputetit Denis Deliu, Noka tentoi ta marrë vetë fjalën nga foltorja.

Kjo ka bërë që tonet të ashpërsohen dhe Spiropali ta kërcënojë Nokën me përjashtim nga seanca për fjalorin e përdorur.

“Fjalën e ka zoti Deliu! Mos të të përjashtoj nga seanca për fjalorin. Kanë të drejtë të përgjigjen ata se nuk janë gurë varri që sa herë t’i fyeni të rrinë ulur. Ulu në vend, mos të të përjashtoj nga seanca! Mos guxo, dil përjashtë dhe mos u sill sikur ke ardhur nga mali sot. Dil nga seanca”, citon a2 të ketë deklaruar ajo.