Dikush rrahu një qytetar të njohur të Ferizajt- publikohen pamjet dhe kërkohet dënim për kryesit e veprës
Një qytetar në Ferizaj i njohur nga qytetarët e tjerë si “Cufa”, ka pësuar lëndime të rënda pasi është dhunuar fizikisht nga persona të tjerë. Në lidhje me këtë ka reaguar një qytetar tjetër i Ferizajt, i cili ka treguar për vështirësitë me të cilat përballet Cufa, shkruan lajmi.net. “Kush e rrahu Cufën, djalin ma…

Lajme
Një qytetar në Ferizaj i njohur nga qytetarët e tjerë si “Cufa”, ka pësuar lëndime të rënda pasi është dhunuar fizikisht nga persona të tjerë.
Në lidhje me këtë ka reaguar një qytetar tjetër i Ferizajt, i cili ka treguar për vështirësitë me të cilat përballet Cufa, shkruan lajmi.net.
“Kush e rrahu Cufën, djalin ma të mirë e më të urtë të qytetit tonë, a nuk ju mjaftoi që u rritë jetim dhe i vdiqën 4 motra e 3 vllezër, e nana e tij e sëmurë me kancer me vite, veç edhe me rrah kështu???”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se kjo dhunë e ushtruar ndaj tij nuk ka ndodhur për herë të parë.
“Si “kujdestar” i tij, nuk është hera e parë, ama kësaj here shihni sytë e tij dhe hundën? Kemi me e gjet po ju betohem, shumë shpejt madje!”, ka shtuar ai.
Lajmi.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në Ferizaj, por të njëjtit kanë thënë se lajmin e kanë marrë përmes këtij postimi në Facebook dhe deri tani nuk kanë pas informacione. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: