Dikush ka bërë gjithë karrierën e Taylor Swift me domino (Video)

Taylor Swift është ndjerë vërtetë e mahnitur me këtë aftësi të një fanseje të saj.

ShowBiz

12/08/2015 10:57

Një fanse e flaktë e këngëtares Taylor Swift ka realizuar gjithë karrierën e saj muzikore me domino në dysheme.

Që nga albumi i parë, këngët e suksesshme e deri tek albumi i fundit ‘1989’, mijrësa figura të radhitura mirë dhe me kujdes kanë rënë njëra pas tjetrës ku dilnin fjalët e shkruara me radhë, transmeton Lajmi.net.

Swift e ka parë videon dhe është ndjerë e mahnitur nga ky mund dhe kjo aftësi e fanses dhe ka postuar videon në Twitterin e saj./Lajmi.net