Dikush ia dogji dy kamionë, dëmet rreth 25 mijë euro

Në mesnatë, rreth orës 00:45 minuta në parkingun e kompanisë “Lani” në Suharekë ka shpërthyer zjarri në dy kamionë (auto bartëse).

Lajme

09/02/2016 10:46

Njësite policore dhe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, raporton lajmi.net.

Policia raporton se edhe përkundër përpjekjeve të zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin nuk është arritur të shpëtohen kamionët të cilët janë djegur pothuaj në tërësi.

Policia ka nisur me hetimin e rastit e që më gjasë ishte i qëllimshëm.

Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 25.000 euro./ Lajmi.net