Dikush 5 vota e dikush mbi 1 mijë – Këta janë kandidatët për deputetët më sëpaku vota kur janë numërur vetëm 25.58 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit dhe publikimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve nacionale të mbajtura të dielën. Deri në këtë fazë, janë numëruar rreth 25.58 për qind e votave për kandidatët për deputetë nga të gjitha partitë politike, raporton lajmi.net Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Veliji ka marrë vetëm…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit dhe publikimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve nacionale të mbajtura të dielën.
Deri në këtë fazë, janë numëruar rreth 25.58 për qind e votave për kandidatët për deputetë nga të gjitha partitë politike, raporton lajmi.net
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Veliji ka marrë vetëm 1,003 vota, duke u renditur si kandidatja me numrin më të ulët të votave në listën e deputetëve të kësaj partie, bazuar në rreth 26.58 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, kandidatja me më pak vota aktualisht është Dafina Broqi, e cila ka siguruar vetëm 251 vota, ndonëse ky numër pritet të ndryshojë me vazhdimin e procesit të numërimit.
Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet Gafurr Ibrahimi ka marrë deri tani vetëm 157 vota, në një proces ku ende nuk ka përfunduar numërimi i plotë nga KQZ-ja.
Edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë shënuar shifra të ulëta, ku kandidatja Agnese Mzareku ka grumbulluar vetëm 67 vota sipas të dhënave aktuale.
Ajo që ka ngjallur më së shumti vëmendje është kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet, Fadil Hoxha, i cili deri tani ka marrë vetëm 5 vota, duke shënuar numrin më të ulët të votave në mesin e kandidatëve të katër partive më të mëdha në vend./Lajmi.net/