Dikur i bindur se i kanë votat, Kurti bëhet sikur s’flet për zhvillimet politike kur pyetet për Haxhiun: Shiu është për bereqet
Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot se a do të jetë Albulena Haxhiu përsëri emri i propozuar për kryparlamentare por ai refuzoi të përgjigjet. Si shumë herë të tjera edhe sot Kurti vendosi të mos përgjigjet e të bëhet sikur nuk flet për çështje politike kur është në teren. Siç duket Kurti po vazhdon “avazin”…

Lajme
Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot se a do të jetë Albulena Haxhiu përsëri emri i propozuar për kryparlamentare por ai refuzoi të përgjigjet.
Si shumë herë të tjera edhe sot Kurti vendosi të mos përgjigjet e të bëhet sikur nuk flet për çështje politike kur është në teren.
Siç duket Kurti po vazhdon “avazin” disa javor që ka nisur për të mos u deklaruar, anipse dikur shprehej i bindur se i kanë votat për formimin e qeverisë e në realitet doli se s’i kanë as për kryeparlamentar.
“Shiu është për bereqet”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se “ndërtojmë ura, e banorët e Rogovës ndërtojnë tokën”.
Këto komente ai u bëri pas përurimit të urës në fshatin Rogovë të Hasit.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës ndërtojnë tokën, e shiu është për bereqet”, tha ai.
Po ashtu refuzoi të përgjigjet edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk ka marrë votat për kryetare të Kuvendit.
Në tentimin e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.
Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00./Lajmi.net/