Dikur edhe ditëlindjet i festonin bashkë – Si arriti Alban Hyseni t’ia marrë Lutfi Hazirit miqtë biznesmenë më të mirë në Gjilan?
Se politika vë ndryshime të kohë pas kohshme, kjo veçse është e ditur. Në një palë zgjedhje juve mund t’ju përkrah dikush, e në një palë të tjera viheni në harresë. Kësisoj është situata edhe në Gjilan- aty ku dikur bizneset e shumta e të njohura përkrahnin pa asnjë rezervë Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike…
Lajme
Se politika vë ndryshime të kohë pas kohshme, kjo veçse është e ditur.
Në një palë zgjedhje juve mund t’ju përkrah dikush, e në një palë të tjera viheni në harresë.
Kësisoj është situata edhe në Gjilan- aty ku dikur bizneset e shumta e të njohura përkrahnin pa asnjë rezervë Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haziri që njihej si “Luta” i miqve të shumtë bizneseve në këtë qytet përkrahjen e njëjtë nuk siguroi për partinë e tij në zgjedhjet e 12 tetorit, e të njëjtën s’po e siguron as për balotazh.
Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli në fakt vërehet se përkrahje të paktë pati edhe nga vetë Haziri, e nga ish-deputetë të LDK-së me zë në këtë qytet.

Ky i fundit doli i dytë në zgjedhjet e 12 tetorit, duke e siguruar balotazhin me Alban Hysenin, i cili për më pak se 100 vota nuk e arriti fitoren me të parën.
Por e çuditshme është se si “kundër” LDK-së tani u kthyen edhe miqtë më të mirë të Hazirit, kompanitë që investonin shumë në këtë parti, e që Lutfi Haziri i festonte edhe ditëlindjet me ta.
Katër vite më parë, Haziri, kur ishte kandidat i LDK-së për këtë komunë, vizitonte “Ceni Company” në kohë fushate.
Bëhet fjalë për biznesin “Ceni Company” që fillimisht merreshin me ndërtimin, shitjen e blerjen e banesave e tani zotërojnë edhe disa biznese të tjera.
Pronarët e këtij biznesi për vite me radhë kanë përkrahur Hazirin e LDK-së, por jo edhe tani.
Brenda pak muajve, Alban Hyseni ka vizituar disa herë radhazi bizneset e tyre e është parë tejet i afërt me ta.
Siç duket Lutfi Haziri që dikur festonte edhe ditëlindjet me pronarët e “Ceni Company”, largoi shumë përkrahës të “flaktë” që kishte dikur, e të cilët tanimë janë “rreshtuar” përkrah Alban Hysenit të VV-së./Lajmi.net/
