Digjitalizimi i biletave të transportit publik, Trafiku Urban ka një njoftim për udhëtarët
Trafiku Urban ka deklaruar se nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të biletave për transportin publik. Karakteristikë e vendimit, përveç shtrenjtimit të biletave, është orientimi kah digjitalizimi, gjë që ka shkaktuar reagime në opinionin publik. “Qytetarët që nuk posedojnë telefon mobil ose pajisje të tjera elektronike dhe kanë nevojë për kartelë…
Lajme
Trafiku Urban ka deklaruar se nga sot do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të biletave për transportin publik.
Karakteristikë e vendimit, përveç shtrenjtimit të biletave, është orientimi kah digjitalizimi, gjë që ka shkaktuar reagime në opinionin publik.
“Qytetarët që nuk posedojnë telefon mobil ose pajisje të tjera elektronike dhe kanë nevojë për kartelë fizike, mund të aplikojnë në https://kd.pbc.group/ticket ose në pikat tona të shitjes së biletave. Kartela fizike do të lëshohet brenda 5 ditëve nga data e aplikimit dhe mund të tërhiqet në pikat e shitjes së Trafikut Urban.
Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen me kartelë bankare përmes aplikacionit ose në pikat e shitjes së biletave të Trafikut Urban” deklaron ndërmarrja.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nga data 1 korrik 2026 do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të biletave për transportin publik urban në Prishtinë.
Tarifat e reja të biletave
Lloji i biletës Tarifa
a) Bileta fizike njëdrejtimëshe dhe njëpërdorimëshe 0.80 €
b) Bileta digjitale njëdrejtimëshe dhe njëpërdorimëshe 0.60 €
c) Bileta ditore fizike (e vlefshme brenda ditës kalendarike) 1.20 €
d) Bileta ditore digjitale (e vlefshme brenda ditës kalendarike) 1.00 €
e) Bileta javore fizike 6.00 €
f) Bileta javore digjitale 5.00 €
g) Bileta mujore fizike 18.00 €
h) Bileta mujore digjitale 14.50 €
i) Bileta vjetore digjitale 150.00 €
j) Bileta fizike për linjën e Aeroportit (njëdrejtimëshe dhe njëpërdorimëshe) 6.00 €
k) Bileta digjitale për linjën e Aeroportit (njëdrejtimëshe dhe njëpërdorimëshe) 5.00 €
l) Bileta korporative vjetore digjitale (bizneset me 20 punëtorë e sipër) 120.00 €
Sqarime
Qytetarët që nuk posedojnë telefon mobil ose pajisje të tjera elektronike dhe kanë nevojë për kartelë fizike, mund të aplikojnë në https://kd.pbc.group/ticket ose në pikat tona të shitjes së biletave. Kartela fizike do të lëshohet brenda 5 ditëve nga data e aplikimit dhe mund të tërhiqet në pikat e shitjes së Trafikut Urban.
Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen me kartelë bankare përmes aplikacionit ose në pikat e shitjes së biletave të Trafikut Urban:
“Plepat” (pas objektit të Komunës)
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
Kodra e Diellit (te Banesat e Bardha)
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
Bulevardi “Bill Clinton” (afër nënkalimit)
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
Për informata shtesë ose përkrahje teknike lidhur me Kuletën Digjitale, kontaktoni në: 048 166 188