Digjet shtylla elektrike në Fushë Kosovë (Video)
Në Fushë Kosovë, mbrëmë rreth orës 20, ka shpërthyer zjarri në shtyllën elektrike. Kjo ka ardhur si pasojë e lidhjeve ilegale nga ndërtesat e sapondërtuara.

Lajme
Një pjesë e madhe e lagjes Dardania në Fushë Kosovë mbrëmë ka mbetur pa rrymë, derisa interneti ende nuk funksionon, raporton lajmi.net
Në vendin e ngjarjes mbrëmë kanë dalë edhe policia dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë shuar zjarrin, duke evituar me të keqen.
Nuk është hera e parë që në këtë lagje ndodhin këso rreziqesh. /Lajmi.net/