Digjet raketa ruse, shkatërrohet sateliti i komunikimeve

Agjencia ruse e hapësirës ka bërë të ditur se një raketë Proton-M, që bartte një satelit të komunikimeve, është djegur në atmosferën e Tokës, mbi Oqeanin Paqësor.

Bota

16/05/2014 11:43

Zyrtarët rusë kanë thënë se raketa ka dështuar nëntë minuta pasi ka lënë bazën në Kazakistan, raporton RFE.

Sateliti që do të vendosej në orbitë, do të siguronte transmetime televizive, qasje në internet, shërbime multimeta, shërbime telefonike dhe komunikime mobile për 15 vjet.