Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda
Një ngjarje tejet e rëndë raportuar të ketë ndodhur dje në Gllamnik të Podujevës. Siç raportohet një veturë e llojit “Golf 7” është përfshirë nga zjarri. Përpos kësaj brenda veturës dyshohet se ka vdekur edhe një person. Kjo është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Gashi konfirmoi rastin duke thënë se vetura është…
Lajme
Një ngjarje tejet e rëndë raportuar të ketë ndodhur dje në Gllamnik të Podujevës.
Siç raportohet një veturë e llojit “Golf 7” është përfshirë nga zjarri.
Përpos kësaj brenda veturës dyshohet se ka vdekur edhe një person.
Kjo është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Gashi konfirmoi rastin duke thënë se vetura është me targa të shtetit serb.
“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi.
Lajmi.net ka kërkuar përgjigje edhe nga Policia e Kosovës por deri në momentin e publikimit të njëjtit nuk janë përgjigjur./Lajmi.net/