Digjet një veturë në Fushë Kosovë, arrestohet një i dyshuar

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë. Sipas policisë, nga video-incizimet është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë veturës, dhe ku i njëjti është arrestuar. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga…

Lajme

15/02/2025 09:28

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, nga video-incizimet është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë veturës, dhe ku i njëjti është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.