Policia e Kosovës ka njoftuar, për një incident në Ranillug të Gjilanit, ku persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Serbisë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:35 të mbrëmjes.
Derisa zjarrfikësit kanë arritur të shuanin zjarrin dhe nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkaq Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Lajmi.net/