Digjet një stallë me ushqim të bagëtive dhe një moto kultivator në Rahovec
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim të bagëtive. Pasojë e kësaj është djegur ushqimi për bagëti dhe një moto kultivator, shkruan lajmi.net. Në vendngjarje kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit, ndërsa është njoftuar edhe eksperti i zjarrit dhe prokurori. “Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.10.2025-NN.…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim të bagëtive.
Pasojë e kësaj është djegur ushqimi për bagëti dhe një moto kultivator, shkruan lajmi.net.
Në vendngjarje kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit, ndërsa është njoftuar edhe eksperti i zjarrit dhe prokurori.
“Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.10.2025-NN. Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim bagëtishë ku është djegur ushqimi për bagëti si dhe një moto kultivator. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësat. Lidhur me rastin është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/