Digjet një stallë e bagëtive në Suharekë, dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e mbeturinave

Në Sopi të Suharekës është djegur një stallë e bagëtive. Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe stalla. “Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur stalla e bagëtive. Dyshohet se zjarri…

Lajme

16/03/2025 09:20

Në Sopi të Suharekës është djegur një stallë e bagëtive.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe stalla.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se i është djegur stalla e bagëtive. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa mbeturina dhe si pasojë e erës së madhe është përfshirë edhe shtalla. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.