Digjet një market në Prishtinë, lëndohet një person
Një pikë e marketit “Viva Fresh Store” në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, është përfshirë mbrëmë rreth orës 21:30 nga zjarri. Policia ka dal në vendngjarje dhe bashkë me zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se është lënduar një person, i cili ka…
Lajme
Një pikë e marketit “Viva Fresh Store” në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë, është përfshirë mbrëmë rreth orës 21:30 nga zjarri.
Policia ka dal në vendngjarje dhe bashkë me zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë për lajmi.net se është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Hetimet po vazhdojnë.
“Rreth orës 21:30, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare raportohet për një person të lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/