Digjet një kontejnerë në Prishtinë, përfshihet dhe një veturë, nuk ka të lënduar

Një kontejnerë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:30, me ç’rast është djegur edhe një pjesë e një prej veturave që ishte parkuar në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë. Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se nuk raportohet për të lënduar. “Sot rreth…

Lajme

08/10/2025 11:18

Një kontejnerë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 06:30, me ç’rast është djegur edhe një pjesë e një prej veturave që ishte parkuar në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë.

Në lidhje me këtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ismet Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Pllana.

Pllana tha se policia po kryen procedurat e nevojshme në lidhje me incidentin./Lajmi.net/