Digjet një kamion në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”, bllokohet qarkullimi

Një kamion është djegur thuajse i tëri në dalje të autostradës  “Ibrahim Rugova” në Fushë-Kosovë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm. Si shkak i shpërndarjes së madhe të zjarrit, policia ka bërë evakuimin e veturave të cilat gjendeshin përreth. E pavarësisht se kanë kaluar disa orë,…

Lajme

21/05/2025 08:33

Një kamion është djegur thuajse i tëri në dalje të autostradës  “Ibrahim Rugova” në Fushë-Kosovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës, ndërsa intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.

Si shkak i shpërndarjes së madhe të zjarrit, policia ka bërë evakuimin e veturave të cilat gjendeshin përreth.

E pavarësisht se kanë kaluar disa orë, rruga në dalje të autostradës është e bllokuar.

Nga njësitë policore të autostradave është bërë thirrje që të shmanget kjo rrugë deri në njoftim të dytë, pasi pritet që bllokimi të zgjasë ende./Lajmi.net/