Digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës: Flasin policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që e ka përfshirë sot një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për lajmi.net se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një…

Lajme

14/04/2024 15:20

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që e ka përfshirë sot një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për lajmi.net se zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë.”/Lajmi.net