Digjet një barakë e vjetër në Prizren, Policia jep detaje

Një zjarr është raportuar paraditen e sotme në rrugën “Shkronjat” në Prizren, ku është përfshirë nga flakët një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar…

Lajme

23/06/2026 12:50

Një zjarr është raportuar paraditen e sotme në rrugën “Shkronjat” në Prizren, ku është përfshirë nga flakët një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 10:40.

“Sot, rreth orës 10:40, është raportuar një zjarr në rrugën ‘Shkronjat’ në Prizren. Sipas informatave fillestare, nga zjarri është përfshirë një barakë e vogël prej druri, e vjetër dhe jashtë përdorimit. Si pasojë e incidentit nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, organet kompetente kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga organet kompetente”, ka shtuar Bytyqi.

Autoritetet janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. /Lajmi.net/