Digjet një autoambulancë në Ratkoc të Rahovecit, dëmtohet edhe objekti i QMF-së – Policia po e kërkon një të dyshuar
Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 02:40, në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Zjarri ka përfshirë dhe ka djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe dëme në objektin e QMF-së. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës,…
Lajme
Një incident zjarri ka ndodhur sot rreth orës 02:40, në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Zjarri ka përfshirë dhe ka djegur një autoambulancë në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe dëme në objektin e QMF-së.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka pasoja në njerëz.
“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “zjarrvënie”. Lidhur me rastin, jemi në kërkim të një personi të dyshuar, ndërkohë që po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/
