Digjet bunkeri i OVL-UÇK-së në Jezerc: Veprim i ulët dhe i turpshëm, do ta njoftojmë Policinë e Kosovës
Bunkeri i OVL-UÇK-së në Jezerc është djegur dhe dëmtuar mbrëmë. Këtë e ka konfirmuar faqja e OVL-UÇK, dega në Ferizaj, shkruan lajmi.net Në reagimin e tyre, OVL-UÇK ka thënë se për këtë rast do ta njoftojnë Policinë e Kosovës. Reagimi i plotë: 30.05.2025 – Reagim i OVL UÇK – dega Ferizaj OVL UÇK – dega…

Lajme
Bunkeri i OVL-UÇK-së në Jezerc është djegur dhe dëmtuar mbrëmë.
Këtë e ka konfirmuar faqja e OVL-UÇK, dega në Ferizaj, shkruan lajmi.net
Në reagimin e tyre, OVL-UÇK ka thënë se për këtë rast do ta njoftojnë Policinë e Kosovës.
Reagimi i plotë:
30.05.2025 – Reagim i OVL UÇK – dega Ferizaj
OVL UÇK – dega Ferizaj shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për dëmtimin dhe djegien e bunkerit në Pikën 6, në Jezerc, natën e kaluar.
Ky veprim i ulët dhe i turpshëm përbën një fyerje për kujtesën dhe sakrificën e të gjithë Dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky bunker është simbol i qëndresës dhe rezistencës së popullit tonë dhe çdo përpjekje për ta shkatërruar atë është një akt kundër trashëgimisë sonë kombëtare.
Ne do ta njoftojmë Policinë e Kosovës për këtë rast dhe kërkojmë që autorët e këtij akti të rëndë të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë sa më parë.
Urojmë që sa më shpejt të gjenden ata që kanë dëmtuar këtë vend të shenjtë të historisë sonë kombëtare. OVL UÇK – dega Ferizaj mbetet e vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur kujtimin e luftës sonë çlirimtare.