Digjen tri vetura në Ferizaj, arrestohet një 38 vjeçar i dyshuar

Një zjarr është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, të cilin kanë arritur ta lokalizojnë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve. Si pasojë e këtij zjarri, janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesa plastike me një dëm rreth 1800 euro. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi…

Lajme

22/06/2025 20:19

Një zjarr është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, të cilin kanë arritur ta lokalizojnë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve.

Si pasojë e këtij zjarri, janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesa plastike me një dëm rreth 1800 euro.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se si i dyshuar për rastin është arrestuar një 38 vjeçar.

“Është identifikuar dhe intervistuar një i dyshuar, A. D, 38 vjeç. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/