Digjen edhe tri vetura në veri, policia jep detaje për rastet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për djegien e tri veturave të tjera në Leposaviq. Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës. Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një…

Lajme

01/04/2023 12:10

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për djegien e tri veturave të tjera në Leposaviq.

Djegia ka ndodhur në mesnatë, ku në dy raste të ndara janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve serbë të Kosovës.

Njëri rast ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit në afërsi të një çerdhes së fëmijëve. Vetura e djegur me targa RKS ka djegur edhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar me targa të Beogradit.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.

“Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se këto raste po hetohen me shumë seriozitet dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Më 1 prill 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur, në dy rate të ndara, janë djegur tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb.

Njëri rast ka ndodhur, më 1 prill 2023, në orët e hershme të mëngjesit (3:40h), në Leposaviq, afër qerdhes së fëmijëve, ku veturat ishin të parkuara skaj rruge. Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviq, afër qendrës së sporteve, ku një veturë me targa RKS është djegur nga persona të dyshuar.

Në të dy rastet, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit që kanë fikur zjarrin.

Policia e Kosovës, në këto raste ka reaguar me të shpejtë, duke ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe duke iniciuar rastet kriminale të cilat është duke i trajtuar (hetuar) me seriozitet dhe me këtë rast fton qytetarët për bashkëpunim në gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.