Digjen disa vetura afër Komunës së Suharekës – Pamje

Një zjarr i madh ka përfshirë disa automjete të parkuara në afërsi të objektit të Komunës së Suharekës. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që janë përhapur në zonën ku ndodheshin automjetet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat po punojnë…

Lajme

03/08/2026 16:02

Një zjarr i madh ka përfshirë disa automjete të parkuara në afërsi të objektit të Komunës së Suharekës.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha që janë përhapur në zonën ku ndodheshin automjetet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura.