Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Dietistja e Adele-s me një këshillë të veçantë për të gjithë ata që duan të humbin peshë

16:33 | 21 Korrik 2020

Dieta Sirtfood u bë e njohur pas përdorimit nga Adele.

Ajo përmban një kufizim opsional të kalorive që bashkëthemeluesi Aiden Goggins thotë se nuk është fokusi i vetëm i programit. Dieta inkurajon që të hani ushqime bimore.

Këto ushqime, të njohura si aktivizues të proteinës sirtuin, largojnë oreksin dhe aktivizojnë “gjenin e dobësimit” në trup.

Aktivizuesit e sirtuin gjithashtu besohet se mbrojnë qelizat në trup nga vdekja nën stres dhe synohet të rregullojnë inflamacionin, metabolizmin dhe procesin e plakjes.

Dieta e Sirtfood lejon që personat të hanë çokollatë të errët dhe të pinë verë të kuqe, pasi ato janë të pasura me sirtuin.

Goggins tha që njerëzit duhet të kuptojnë sesi ushqimet e rekomanduara udhëzojnë trupin tuaj të përdorë kalori, në vend që të përqendroheni në sa kalori konsumoni çdo ditë.

Dieta përfshin një fazë shtatë-ditore e cila është opsionale për ata që marrin pjesë në plan. Ndërsa jeni në këtë fazë, tre ditë janë të kufizuara në 1.000 kalori. Gjatë ditëve të tjera mund të konsumoni 1.500 kalori.