Dietë ‘part-time’

Dieta 5:2 është një agjërim i përhershëm që do të bëjë që ju të humbi peshë duke ngrënë pothuajse në mënyrë normale. Duke e thënë këtë, është e nevojshme të shtohet se, siç thotë një proverbë, duhet të vuani për t’u dukur bukur, kështu që është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se dieta 5:2…

Lifestyle

25/01/2014 09:25

Dieta 5:2 është një agjërim i përhershëm që do të bëjë që ju të humbi peshë duke ngrënë pothuajse në mënyrë normale.

Duke e thënë këtë, është e nevojshme të shtohet se, siç thotë një proverbë, duhet të vuani për t’u dukur bukur, kështu që është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se dieta 5:2 nuk është vetëm një shëtitje.

Megjithatë, parimi prapa kësaj diete të shpejtë është mjaft interesant, sepse bëhet fjalë për një dietë ‘part-time’, ku ‘agjërohet’ për dy ditë në javë dhe ju mund të hani normalisht gjatë pesë ditëve tjera.

Për dy ditë, nga 500 kalori

Lajmi i mirë është se ju mund t’i zgjidhni lehtësisht ditët në të cilat dëshironi të ‘agjëroni’. Mund t’i bëni dy ditë rresht, apo t’i zgjidhni dy të ndara.

Për femrat, kufiri i kalorive ditore është 500, kurse meshkujve mund t’ju lejohet të shkojnë deri në 600. Në ditët tjera, megjithatë, mund të merrni si zakonisht, deri në 2000 kalori.

Në librin e quajtur ‘The Fast Diet, The Secret of Intermittent Fasting – Lose Weight, Stay Healthy, Live Longer’ (Dieta e shpejtë, sekret i ‘agjërimit’ të përhershëm – Dobësohuni, qëndroni në formë, jetoni më gjatë), Michael Mosley e Mimi Spencer kanë shpjeguar në hollësi metodën dhe rezultatet e arritura.

Mosley, një mjek/gazetar, edhe pse ishte obez, e ka arritur peshën ideale me këtë tip të regjimit në ushqim dhe insiston në faktin që nuk duhet t’i kalojmë 2000 kalori të rekomanduara.

Vetëm kështu, mund t’i vini re ndryshimet në peshë, të cilat janë rreth gjysmë kile më pak në javë për femrat dhe pak më shumë për meshkujt.

Çfarë të hani gjatë ditëve me 500 kalori?

Me këtë limit, është e rëndësishme t’i zgjidhni mirë ushqimet tuaja. Ushqimet e pasura me proteina dhe fibra, janë ideale, ndërsa është mirë ë qëndroni larg karbohidrateve, të cilat nuk e japin një ndjenjë të ngopjes për një kohë të gjatë.

Me pak fjalë, fruta dhe perime, janë ato që duhet t’i kërkoni. Dhe sigurisht, si në të gjitha dietat, hidratimi e ka një rol kyç. Pini shumë ujë apo çaj, që të mbajnë të mbushur për më shumë kohë.

Ky lloj i ‘agjërimit’ të mban të shëndetshëm dhe në formë: jo vetëm që ta mundëson humbjen e peshës, por ndikon edhe në nivelin e kolesterolit dhe shtypjes së gjakut.

Ndër të tjera, ‘agjërimi’ është gjithashtu i dobishëm edhe për parandalimin e sëmundjeve si dementia, diabeti dhe kanceri.