Dietat le të shkojnë në dreq të mallkuar

Pas 10 vjet që është në këtë biznes të modelimit, Rosie Huntington ka folur rreth ngritjes së saj si supermodele. Në një intervistë për The Gardian, modelja e Victoria Secret kujton për marrjen e këshillave drastike në lidhje me dietat që ne i dëgjojmë çdo ditë. Në moshën 15 vjeçare ajo ishte këshilluar lidhur me…

Lifestyle

09/10/2013 11:32

Pas 10 vjet që është në këtë biznes të modelimit, Rosie Huntington ka folur rreth ngritjes së saj si supermodele. Në një intervistë për The Gardian, modelja e Victoria Secret kujton për marrjen e këshillave drastike në lidhje me dietat që ne i dëgjojmë çdo ditë.

Në moshën 15 vjeçare ajo ishte këshilluar lidhur me një dietë e cila ka mundur t’i shkaktojë shumë defekte në trup. Beson që ishte shumë e mençur dhe tani e lumtur që nuk e ka marrë atë vendim.

Në hapat e saj të parë në modelizëm, agjenti i saj i thoshte që të hante vetëm një copë sushi gjatë tërë ditës. Ndërsa përgjigja e modeles ishte: “Shko në dreq të mallkuar”.

E zbuluan se Rosie kishte shumë vetëbesim dhe mendonte shumë mirë lidhur me këshillat për dieta që duhet t’i mbante.

Por, modelet nuk janë të vetmet që ndjekin këshilla për dieta dhe që dalin kundër tyre.

Aktorja e Çmimit Oscar Jennfier Lawrence është shumë kundër mbajtjes së dietave. Tani ajo mund të ketë për gazetarët të njëjtën përgjigje që kanë marrë nga Modelja Rosie.

Pavarësisht kësaj, Rosie tani mban ende titullin si një modele shumë sexy dhe e shëndetshme.

Ajo shton  se të gjithë duan të duken si modele të gjata dhe të dobëta në pamjen fizike, por mendon që më e rëndësishmja tani është që modelet të kenë zë, të jenë të mençura, të kenë mendime të qarta, dhe të kenë vetëbesim.