Dieta volumetrike; Një regjim ushqimor i shëndetshëm që nxjerr në pah belin

9:35 | 7 Shkurt 2021

E gjitha kjo ndodh në një mënyrë të shëndetshme, pasi nuk ka përjashtim të kategorive të tëra ushqimore.

Dieta voulmetrike bazohet në disa gjykime të vlefshme objektivisht nga pikëpamja ushqyese, shkruan “Living”.

Uji, fibrat, perimet dhe frutat me shumicë janë pjesë e një diete të shëndetshme, edhe kur ajo nuk ka për qëllim dobësimin, transmeton lajmi.net.

Por, si të gjitha programet kërkon një farë kujdesi për t’u ndjekur, për të mos bërë gabime në sasitë dhe shpërndarjet e vakteve. Në ç’mënyrë? Zbulojeni më poshtë:

Dieta volumetrike: Për çfarë bëhet fjalë?

Po flasim për një regjim ushqimor bazuar në ushqimet që kanë aftësi për të ngopur. Preferohen ushqime me dendësi të ulët kalorish, veçanërisht të pasura me ujë dhe fibra. Këto ushqime merren në sasi të mëdha dhe mbushin stomakun, për këtë arsye dieta volumetrike mban këtë emër.

Shpërndarja e lëndëve ushqyese bëhet sipas një rendi prioritar, në bazë të përmbajtjes së energjisë së burimeve individuale. Me fjalë të tjera, ushqimet me një numër të caktuar të kalorive për njësi të peshës janë më të mëdha se ato që kanë më shumë.

Përfitimet e një diete të tillë nuk janë aspak të papërfillshme. Edhe pse nuk është një regjim i ekuilibruar në mënyrë pefekte, mund ta ndjekim në peirudha të shkurtra kohe pa dëmtuar shëndetin. Ndjenja e urisë largohet që në ditet e parë dhe rezistenca e tundimit për t’u futur me kokë në ushqim, rritet pas disa orësh.

Përmbajtja e lartë e vitaminave dhe kripërave minerale gjithashtu nxit qarkullimin e qelizave dhe drenazhimin e lëngjeve që mban trupi. E gjitha kjo ndodh në një mënyrë të shëndetshme, pasi nuk ka përjashtim të kategorive të tëra ushqimore.

Dieta volumetrike: Menu javore

Ndarja e kalorive ndodh tre herë: Mëngjes, drekë dhe darkë. Mesvaktet paradite dhe pasdite përfshijnë sasi të vogla të frutave dhe perimeve të sezonit, në formën e smoothie-ve dhe lëngjeve. Para se të shkoni për të fjetur, rekomandohet një çaj bimor sipas zgjedhjes suaj.

Gjithashtu, vërejmë mungesën totale të sheqernave, uljen e yndyrnave në minimum dhe praninë e perimeve, si në drekë ashtu edhe në darkë. Në rastin e parë, këto do të shoqërojnë burimet e karbohidrateve(mundësisht të plota), ndërsa në darkë do të shërbehen me mish të bardhë, vezë, tofu ose bishtajore. Në mëngjes nuk do të mungojnë disa feta buke me marmelatë pa sheqer, me qumësht ose kos.

Për sa i përket mënyrave të gatimit, ato do të jenë të thjeshta dhe do të nxjerrin në pah shijen e ushqimeve: skarë, avull, furrë, gur janë  metodat më të mira kur doni tëh umbn peshë. Si shembull po ju japim një ditë tipike të dietës volumetrike:

Mëngjesi: kos pa yndyrë me drithëra

Vakt i ndërmjetëm: fruta të stinës

Drekë: Oriz integral me perime dhe perime mikse të tiganisura

Vakt i ndërmjetëm: Lëng perimesh të shtrydhura

Darka: Gjoks pule me perime në skarë /Lajmi.net/